1. Themeluar në vitin 2014 me synim mbështetjen dhe realizimin e veprimtarive kulturore, sociale, mjedisore dhe shkencore, në nivel lokal dhe kombëtar.
  2. Fonadiconi synon të jetë gjithmonë e më shumë aktiv në aktivitete, studime, hulumtime, materiale dhe dokumentacion në përputhje me standartet dhe vlerat evropiane.
  3. “Bota Ndryshe” është një fondacion privat, kulturor dhe jo-fitimprurës, i përkushtuar ndaj idealeve dhe vlerave themelore të demokracisë sociale, me seli në Tiranë, Shqipëri.
Shkarko Bota Ndryshe CV

QËLLIMI DHE FUSHA E VEPRIMTARISË
  • Të nxise dhe të çojë përpara interesat publike në kulturën dhe arsimin shqiptar, brenda vëndit dhe jashtë tij, duke inkurajuar dhe përhapur njohuri për traditat intelektuale, juridike dhe shkencore të Shqipërise;
  • Të organizojë dhe të mbështesë realizimin e veprimtarive kulturore, sociale, mjedisore e shkencore në nivel lokal dhe kombëtar, si dhe të mbështesë individë, grupe individësh apo shoqata që veprojnë në këto fusha;
  • Të kontribuojë në zgjidhjen e qëndrueshme të problemeve sociale, kulturore dhe mjedisore në Shqipëri;

Drejtor Ekzekutiv

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Bota Ndryshe” është Briz Musaraj, profesionist me eksperiencë në menaxhimin e projekteve, kulturë, art dhe programe të financuara nga Bashkimi Evropian. Për gjashtë vite, ai ka shërbyer si Drejtues i Zyrës së Kontrollit të Nivelit të Parë (First Level Control) për Programin IPA CBC Greqi–Shqipëri 2014–2020, në kuadër të institucioneve shqiptare përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Integrimit Evropian, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe SASPAC.