FUSHA E VEPRIMTARISË

Qëllimi dhe Fusha e Veprimtarisë
• Krijimi i grupeve të studimit të cilët do të merren me problematikat më të theksuara sociale në vënd si problematikat e grupeve etnike në minorance dhe avancimin e nivelit të bashkëpunimit me insitutcionet lokale dhe qëndrore vendimmarëse për përmirësimin e nivelit të zhvillimit njerëzor në Shqipëri.

• Të zgjidhë ekskluzivisht dhe drejtpërdrejtë problemet sociale, kulturore dhe mjedisore në Shqipëri në mënyrë të qëndrueshme.

• Të nxise dhe të çojë përpara interesat publike në kulturën dhe arsimin shqiptar, brënda vëndit dhe jashtë tij, të inkurajojë dhe të përhapë njohuri për traditat intelektuale, juridike dhe shkencore të Shqipërise

• Të organizojë dhe të mbështesë realizimin e veprimtarive mjedisore, kulturore, sociale e shkencore në nivel lokal dhe kombëtar, si dhe të mbështesë individë, grupe individësh apo shoqata që veprojnë në këto fusha. Fondacioni nuk ndjek qëllime partiake apo fetare. Eshtë një organizatë jotimprurëse aktiviteti i së cilës ndjek qëllime në të mirë dhe në interes të publikut

• Të Bashkëpunoj me organizatat tjera joqeveritare dhe ato qeveritare brenda dhe jashtë vendit, për koordinimin si dhe zgjerimin e veprimtarisë të Fondacionit duke orginuzuar tavolina të rrmubullakta e konfercena të ndryshme të cilat do ti sherbejnë kauzes dhe unifikimin e të gjithë elementëve ndikues të shoqerisë civile Shqiptare.

• Te kontribojë në thellimin e dijeve dhe njohjes së proceseve të politikave të ndryshme në fushen e shqiptarizmes, politikave të çështjes të drejtave te njeriut, barazisë gjinore, zhvillimit të mëtejshem të demokracise, dhe më gjërë politikave social-ekonomike, njohjeve të strategjive e proceseve integruese në fushën e të drejtave të njeriut, mjedisore trashëgimise kulturore, ekonomike e sociale.